Shpërthime në krah, driblime, asist dhe gola. Myrto Uzuni konfirmohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Lokomotivës së Zagrebit. Një tjetër gol këtë të diel për sulmuesin kuqezi, që gjithsesi është përgjysmë i kënaqur pas barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Osijekut.
“Jam i lumtur për golin, por nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin, sepse ishim skuadra më e mirë në fushë. Kishim kontrollin e lojës, krijuam më tepër raste, megjithatë në fund nuk arritëm të fitonim”, deklaroi Uzuni për faqen zyrtare të klubit.
Paralel me paraqitjet e jashtëzakonshme të 23-vjeçarit, Lokomotiva e Zagrebit po shkëlqen, me ekipin që pozicionohet në vendin e dytë në renditje. Një opozicion të cilin talenti beratas synon ta mbajë me çdo kusht, ndërsa premton rikthim te fitoret prej ndeshja e radhës.
“Pavarësisht barazimit, jemi ende të dytët në renditje. Unë, ashtu si edhe shokët e ekipit, do të japim më të mirën, që ta konfirmojmë këtë pozicion edhe të premten e ardhshme kundër Slaven Belupos dhe të rikthehemi te fitoret”.