“Shqipërinë do ta mundim”! Trajneri i Polonisë flet me shumë siguri: Ia dolëm dhe në shtator, por ne kemi lojtarë më të mirë

Shqipëri-Poloni do të jetë finalja e madhe që do të vendosi edhe Kombëtaren që do të mbajë vendin e dytë. Trajneri Sousa ka folur pas fitores së sotme ndaj San Marinos duke u shprehur se do të vijnë në “Air Albania” vetëm për të fituar dhe janë të bindur për suksesin. “E dimë që në Shqipëri nuk mund të dështojmë, por po shkojmë për të fituar. Kemi ndërtuar një mentalitet fituesi në ekip.

Kemi arritur që të përballojmë Hungarinë në shtëpinë e tyre. Tani jemi më mirë, në të gjitha aspektet. Kundërsulmi është më i mirë se ishte dhe e pamë në shtator me Shqipërinë. Shqipëria është e organizuar mirë, e fortë në mbrojtje, lojtarët e saj luajnë në Serinë A. Por ne kemi lojtarë më të mirë në pozicionet kryesore dhe nëse do zbatojmë planin, patjetër që do të fitojmë”, tha Sousa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *