Mesfushori i kombëtares shqiptare U-21, Enis Çokaj i është bashkuar ekipit të shpresave mbrëmjen e djeshme.
Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit nuk ka mundur t’i bashkohet kombëtares në ndeshjen e parë kundër Austrisë në transfertë, ku kuqezinjtë tanë fituan me rezultatin historik, 1-5, për shkak të masave kufizuese të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.
Çokaj është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen që shpresat do të zhvillojnë ditën e nesërme kundër Andorrës, në stadiumin “Elbasan Arena”.