Shqipëria U-21 është duke kaluar një formë fantastike në kualifikueset e saj pasi ka arritur fitoren e tretë radhazi. Këtë herë duke mos gabuar në vëllazëroren me Kosovën për të marrë tre pikët falë realizimit të Enis Cokajt.
Një ndeshje tërësisht e vështirë kjo për kuqezinjtë, pasi dardanët iu afruan në shumë raste barazimit. Megjithatë Shqipëria U-21 po bind me rezultate dhe lojë, ndërsa do të luajë fatet e kualifikimit kundër Anglisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ardhur edhe urimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke shpresuar që kjo fitore të jetë një ogur i mirë edhe për Kombëtaren A.
“Urime për fitoren e ekipit kombëtar U-21 dhe ecurinë e tyre në grupin eliminator. Shpresoj që kjo fitore të jetë një ogur i mirë edhe për ekipin kombëtar, në dy ndeshjet e tij të radhës”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/