Shqipëria U-19 bën grumbullim për miqësoret, lista me lojtarë vetëm nga kampionati shqiptar

Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrësit, pranë kompleksit “Tropikal”.

Skuadra kombëtare U-19 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh në datat 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Apoloninë U-19 dhe kombëtaren U-18. Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Dede për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të parë nga afër gjendjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *