Shqipëria U-16 turne në San Marino, talente nga gjithë Europa

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-16 (datëlindja 2002) e drejtuar nga trajneri i përfaqësueses U-17, Dzemal Mustedanagic do të marrë pjesë në turneun e organizuar në San Marino “UEFA U-16 Development”, në datat 19-24 prill 2018, një turne traditë ky, ku Shqipëria është gjithmonë prezente.

 

Në këtë turne trajneri ka grumbulluar lojtarë të cilët kanë qenë produkt i seleksionimeve të muajit dhjetor në Shqipëri, Greqi, Itali e Zvicër. Po kështu, sikundër u shpreh edhe vetë tekniku, 50% e lojtarëve i përkasin kampionatit shqiptar dhe pjesa tjetër ka ardhur nga kampionatet e huaja.

Për këtë turne trajneri Mustedanagic u shpreh: “Kjo është një moshë delikate dhe ka përherë ndryshime dhe unë jam munduar që në këtë grumbullim  të bëj  një ndarje të barabartë të  futbollistëve nga Shqipëria dhe atyre nga jashtë. Janë një brez i mirë që premtojnë jo pak për të ardhmen. Ky turne do të jetë një test për ecurinë e kësaj grupmoshe për tu bërë pjesë më pas në përfaqesuesen U-17 dhe me rradhe. Do të shikoj futbollistët që janë më mirë dhe sigurisht do të largohen ata që nuk kanë formën e duhur, nuk perjashtoj ndonjë afrim të ri nëse dikush do të performojë në nivelin e duhur. Vitet e fundit niveli i futbollit në Shqipëri ka ardhur në rritje dhe kjo tregohet edhe në ekipët kombëtare.” Po kështu, më pas trajneri u ndal edhe te përgatitja e skuadrës U-17, dhe elementët e grupit që do të përballë ndeshjet zyrtare në turneun eleminator të ardhshëm. Grumbullimi i skuadrës U-16 (datëlindja 2002) nis sot në Durrës në rezort “Tropikal”, ku lojtarët do të nisin stërvitjet nga pasditja e sotme e deri në datë 19, kur do të nisen drejt San Marinos.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë:

Shqipëria
Armenia
Italia
San Marino

Ndeshjet:

20 prill
Shqipëri-Itali “San Marino Stadium” ora 13:00
22 prill
Shqipëri-Armeni “San Marino Stadium” ora 18:00
24 prill
Shqipëri-San Marino ” Montecchio Stadium” ora 11:00

Lista e futbollisteve te grumbulluar:

Stadiumi i San Marinos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online