“Shqipëria pret shumë prej tij”, në Greqi i bëjnë jehonë shkrimit për Bullarin: Po kritikojnë Atromitos!

Vetëm pak ditë më parë “Sport Ekspres” ka shkruar një artikull sa i përket Emiliano Bullarit. Sulmuesi që është krahasuar me Zlatan Ibrahimovic dhe i rritur te Olimpiakosi shihet si një futbollist me shumë potencial në të ardhmen, ndërsa për të ka pasur edhe një garë me Greqinë për ta marrë në Kombëtare.

Por në këto kohë të fundit, situata në klub nuk po shkon aspak mirë për talentin shqiptar. Kalimi te Atromitos nuk shkoi sipas planeve megjithëse asokohe trajneri austriak i Atromitos, Damir Canadi, i kishte premtuar shumë Emiliano Bullarit për t’ia bërë këtë aventurë që t’i dukej e jashtëzakonshme.

Por vetëm 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, trajneri Canadi do të grindej me dy futbollistë të ekipit të tij dhe do të përjashtohet nga presidenti i klubit. Këtu nis edhe periudha jo e mirë e Bullarit. Klubi mendoi të merrte përkohësisht trajnerin grek Savas Pantelidis për të mbyllur këtë kampionat, ndërsa ky i fundit nuk i ka dhënë asnjë hapësirë Bullarit.

E ky artikull i medias sonë është shpërndarë edhe në mediat greke. “Sport Time” shkruan se nga Shqipëria po kritikohet së tepërmi Atrmotios për shkakun se nuk po e aktivizon Bullarin dhe nëse vazhdohet kështu, atëherë është e pamundur që Kombëtarja Shqiptare të ketë në gjirin talentin e shumëpërmendur. “Konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në vend dhe për këtë arsye një artikull në faqen e “Sport Ekspres” kritikon Atromitos dhe Savas Pantelidis për faktin se nuk luajtur fare deri tani”, shkruhet mes të tjerash në artikullin e medias greke. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *