Dënohet me 15 muaj burg, në Serbi vjen vendimi për arbitrin që trukoi

Një arbitër serb është dënuar nga “Gjykata e Lartë e Novi Sad” për përfshirje në trukime apo favorizime të ndeshjeve disa vite më parë. Srdjan Obradoviç nuk ka arritur t’ia hedhë me vetëm një gjobë, pasi Serbia ka dëshiruar të parandalojë padrejtësitë me vetëdije të arbitrave. Masa e dhënë për gjyqtarin serb është 15 muaj, e cila fillon që nga data e dhënies së urdhërit të formës së prerë.

Sipas Gjykatës së Lartë, ai akuzohet se ka abuzuar me pozicionin e tij si gjyqtar në një ndeshje mes skuadrës së Spartak dhe asaj të Radniçki Nish në vitin 2018, duke favorizuar në mënyrë flagrante ekipin vendas. Në këtë sfidë Obradoviç ka akorduar një penallti inekzistente, duke e çuar ndeshjen në 2-0 për vendasit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online