Reja ka folur në mediat italiane sa i përket aventurës me Shqipërinë. Italiani u shpreh se do të ulet me presidentin e FSHF, Armand Duka, për të vendosur gjithçka pas mbarimit të kontratës.
“Unë nuk i dëgjoj zërat, jam mjaft i rritur tashmë. Me Armand Dukën, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, kam një marrëdhënie thuajse miqësie. Tani janë Italia dhe Armenia, pastaj ulemi dhe flasim për vendimin përfundimtar. Kontrata skadon në fund të nëntorit. Ne do të shohim se çfarë është më e mira për të mirën e të gjithëve. Unë as nuk dua të bëhem patetik. Nuk e di, nuk kam vendosur.
Më pëlqen, jam konsideruar nga grupi, është krijuar një marrëdhënie e mirë me lojtarët dhe kemi arritur rezultate. Ngjitja në Ligën B të Kombeve dhe aksesi në play-off për Kupën e Botës u mungua nga një ndeshje. Shqipëria nuk kishte shënuar kurrë 18 pikë në grup, ne mundëm dy herë Hungarinë e Rossit”, tha Reja. /Sport Ekspres/