Trajneri kuqezi, Panuçi rrëfehet për “Supersport”, në një histori që i ngjan më shumë përrallave: “Nuk erdha te ju për të bërë goditjen ekonomike të jetës, por sepse jam i nderuar. Dyert e kombëtares janë të hapur për të gjithë”
Një ditë e ngarkuar, nga konferenca për shtyp, firma te kontrata, përqafimi me Dukën, përshëndetja me gazetarët, por edhe dreka më pas me presidentin dhe ndeshja e parë si kuqezi, Kukësi-Sherif Tiraspol, në “Elbasan Arena”, që do të jetë edhe stadiumi i tij, tashmë… Kristian Panuçi mezi ka fjetur, por sigurisht që prej emocioneve, jo prej frikës. Ai është një nga ata ish lojtarë me personalitet dhe që s’i tremben presionit. E tha qartë edhe në konferencë se nuk ka frikë të digjet, kurrsesi… Por, ka edhe shumë gjëra të tjera për të thënë, në pritje të atyre që do të bëjë. Kështu, në intervistën e dhënë për gazetarin dhe komentatorin Dritan Shakohoxha, në Supersport, nga “Elbasan Arena”, ka zbuluar shumë gjëra të tjera.
Cila do të ishte gjëja e parë që mendon të bësh, tani kur të kthehesh në Itali?
Për mënyrën se si jam bërë do të shoh ndeshje pas ndeshje dhe do të mendoj për gjithë djemtë dhe punën pas 28 gushtit, kur do të përgatisim Lihtenshtejnin. Hap pas hapi do të grumbullohemi në fund të gushtit. Tani duhet të shoh minutazhin. Të përgatis punën. Në kombëtaren s’mund të punosh shumë, duhet bërë gjithçka për pak kohë.
Në Rusi me Kapelon. Pikërisht Don Fabio ka thënë dikur “kam vetëm një mik dhe ai quhet Panuçi”. Fole me të pas zyrtarizimit në stolin e Shqipërisë?
Pas eksperiencës në Rusi, kur patëm probleme folëm pak. Tani është në Kinë, do të jetë i lumtur për mua. Ai më tha që duhet të bëhem trajner. “Ke qenë trajneri im në fushë dhe duhet të bëhesh tani në të vërtetë, në stol. Dhe ta tregosh vete. Ai më çoi të mendoja se mund të bëhem trajner. Shpresoj ta bëj mirë.
Ke folur me ndonjë nga lojtarët e Shqipërisë? Cilin njeh dhe a ke emrin e tij në numëratorin e celularit?
I kam të gjithë numrat, sepse mi dha federata. Tani, të shohim nëse do të vihem në kontakt apo të njoh djemtë, flas si burra, njerëz, jo si futbollist, sepse ashtu i njoh. Diferencën e bën njeriu dhe ambicia e dëshira. Do të kem kohë të shoh djemtë se si po përgatiten. Ndeshja e parë është delikate.
Të gjithë djemtë shohin babin dhe përpiqen t’i ngjajnë. Babai yt është Kapelo: do ta ndiqni edhe në ide, me katër mbrojtës, që gjithashtu ishte skema e De Biazit?
Duhet të them se si formë karakteri dhe shprehie, ngjajmë shumë në administrim. Unë shoh futboll pak ndryshe dhe përpiqem të luaj dhe të kem avantazhe. Ndoshta do të luajmë shpesh me katër. Por, s’është e thënë se s’mund të shkojmë me tre. Por, sigurisht duhet të kemi shumë kurajë dhe të shohim se çfarë do të bëjmë në fushë. Do të përpiqem me idetë e mia.
Skuadrat e Kapelos nuk ishin të bukura, por fituese. Po te Livorno si bëre?
Livorno i 15 javëve të para luante futbollin më të bukur në Serinë B. Deri sa u dëmtuan sulmuesit dhe më pas patëm vështirësi për arritjen e pikëve. Kishte ide të qarta skuadra dhe nëse presidenti s’do të dëgjonte ndonjë personazh dhe të më largonte, mund të bënim gjëra të mëdha, pasi ishim të dytët më të rinj në Serinë B, sa i përket moshës mesatare. Mendoj se fati i Kapelos ishte se kishte lojtarë të mëdhenj dhe s’duhet të punonte shumë në këtë aspekt. Por, mbetet shembull i madh për mua.
Vjen një trajneri i ri, me dy apo tre lojtarët e mërpashëm, De Biazi kishte probleme. Xhaka tha se sa të jetë ai s’do të vijë më. Cili është mendimi yt?
Mendoj se unë do të grumbulloj ata që duhet të grumbulloj, pasi t’i kem parë dhe analizuar. Kam pasur raport të qartë me lojtarët, gjithmonë. Ndoshta fati im është se flisja hapur. Të gjithë agjentët më kanë thanë se lojtarët e tyre flasin mirë për mua. Futbolli është serioz dhe duhet folur me personalitet dhe profesionalizëm. Me mua luan kush do ta meritojë, jo ca të njerkës dhe ca të nënës.
Jashtë fushe, del me lojtarët dhe “miqësohesh”?
Jo. Nuk jam tipi që dal për darkë me ata, apo shkoj në ndonjë festë e ditëlindje. Lojtarët janë jeta ime. Mos guxojë kush të mi prekë, por s’jemi në një nivel. Ata është e drejtë që pas një ndeshje të shkojnë të zbaviten, por unë duhet të respektoj pozicionin, për punë serioze, ndaj jam trajneri i ekipit.
Grumbullimet ka ndryshuar, pasi dikur lojtarët rrinin bashkë. Tani mjafton telefoni dhe secili ka jetën e tij. Si e sheh këtë ndryshim?
Të gabuar, por bota e sotme është kështu. Duhet të jenë miq në fushë. Këtu të gjithë shkojnë për një objektiv, të fitojnë ndeshjen. Nëse fitohet, atëherë është mirë. Kam pasur dhoma zhveshje ku nuk ishim miq por në fushë ishim një gjë e vetme, pasi ke fanellën e kombëtares veshur.
Shqiptarë janë të ngjitur me fanellën e Shqipërisë. Sakrifikojnë shumë. Pak a shumë si Italia. Aty fillon të duket kjo dashuri, që kur këndon himnin. Edhe Italia është si Shqipëria, që e këndon himnin me dashuri…
E vërtetë. Lojtarët e Shqipërisë e kanë treguar gjithmonë. Nga informacionet që kam është grup i bashkuar. Duhet të dijë se është një popull dhe komb që në historinë e tij ka vuajtur dhe tani gjen lumturi, që e sheh kështu, në futboll. Duke i dhuruar zemrën. Kur vesh atë fanellë duhet të japësh 100%. Unë e ndjej, si trajner i Shqipërisë. Do të japin maksimumin, nëse s’jam unë ai që do t’ia bëj me dije këtë gjë.
Ke pasur një karrierë të madhe si futbollist dhe sit merr një ekip të vogël, pasi ke luajtur me ekipe të mëdha. Një fat që ndoshta është i përbashkët për shumë ish kampionë. Si e shpjegon?
Duhet të bësh një rrugëtim siç po e bëj unë. Nuk e ndjej skuadër të vogël Shqipërinë, por rastin e jetës. Një trajner i një ekipi me lojtarë që luajnë jashtë vendit nuk mund të mos ndihet i nderuar. Eshtë përgjegjësi. Quhem i privilegjuar. Mjafton të shohësh kandidatët për të kuptuar se sa kjo lëvizje është rritur dhe se sa presidenti Duka ka bërë. Shqipëria s’është më e vogël, ndoshta të tjerët e mendojnë.
A keni folur me kandidatët e tjerë për stolin, emra gjithashtu të njohur?
Zenga mbetet miku im. Me Sedorfin kam luajtur te Reali dhe Interi. i respektoj shumë. Do të flas me ata, sigurisht. Persona që do të kenë mundësi të gjejnë një ekip tjetër. Mendoj se më takoi mua dhe jam i lumtur.
Kur je me ekipe të vogla ke presionin që tifozët kërkojnë pafund. Polemikë që zgjat pafund. Si do ta jetosh kur ke jetuar me ekipe të mëdha?
Personalisht kam qenë shumë i ftohtë. Presionin e ndjejnë lojtarët. Kur dikush sillet seriozisht dhe jep më ë mirën dhe përpiqet për futboll dhe kur ke përballë Spanjën dhe Italinë, s’duhet të bëjmë dramë, i japim dorën dhe mirupafshim. Por, duhet të djersijnë për të na mundur, pasi kemi ekip të mirë. Në fushë duhet të zbresim për t’u zbavitur. Nëse janë më të mirë, i japim dorën dhe ikim në shpi.
A jeni trajner tolerant apo nuk fal gabimet? Kthehemi në kohë kur me Kapelon patët një fërkim teksa refuzuat të aktivizoheshit në fushë…
I gjobis, siç më ndodhi mua atëherë. Dhe, e sigurt që ndeshjen tjetër nuk luan. Nuk e pranoi Kapelo dhe asnjë trajner tjetër s’do ta bënte. Ajo ishte histori e çuditshme sepse s’duhet të luaja fara. Kur ma kërkoi i thash “jo” dhe ishte serioze. Ditën tjetër luajtëm golf bashkë. Ai më tha “nuk do të luash sot sepse ke luajtur shumë minuta. Kur më tha do të futesh i thashë “jo jo, s’futem”. Më mori në Rusi, por në atë aspekt ka rregulla. Unë pagova gjobë për atë zgjedhje. Të gjithë këtu duhet të respektojnë zgjedhje te mia, sepse do t’i bëj me korrektësi. Nëse dikush ka dyshime, të vijë të trokasë te dera apo zyra ime dhe do t’i jap shpjegime. Për fat të keq, vetëm 11 mund të luajnë, zgjedhjet do t’i bëj pa problem.
Kjo skuadër është realisht ajo që duhet apo ka nevojë për emra të tjerë, duke qenë se shpesh qëndrojmë në mbrojtje dhe pësojmë edhe gola në fund, një “sëmundje e vjetër”?
Ka gjithmonë punë për të bërë. Varet nga kampionati. Dyert e kombëtares janë të hapur për të gjithë. Nga më eksperti te më i riu. Do të përpiqem të bëj zgjedhjet më të mia. S’dua të flas për emra, s’është e drejtë. Mentaliteti do të jetë një punë e vështirë. S’duhet të relaksohemi por punojmë me profesionalitet.
Puna paguhet.. Ti ke fituar shumë para, ke qenë me fat. Gjëja që ke folur në fund, me Dukën. Pse?
Sepse vura përpara eksperiencën dhe që mund të bëja. Fakti që drejtoj një kombëtare që për mua është prestigj. Fjalët e presidentit ishin shumë të rëndësishme, edhe më të rëndësishme se paratë. Nëse mendoja se do të bëja goditjen e jetës për të ardhur në Shqipëri për para, do të gabohesha. Erdha për atë që më tha presidenti. Futbolli këtu është rritur. Ndoshta, për stafin bisedova. Sepse kam kënaqësi vetë që jam këtu, s’më ndryshonte jetën diçka më shumë. Isha i lumtur për atë që më ofroi, besoj se ia ofroi të gjithëve. Në këtë moment emocionet e mia janë më të mëdha. Ai më dha pushtet, të zgjedh dhe të bëj. Edhe stafin. Ka gjëra në jetë që në disa momente janë më të mira se paratë. Nëse nesër mund të drejtoj Realin, atëherë ndryshon diskutimi. Por, s’ka para që mundtë blejnë lumturinë time. Jam i nderuar te Shqipëria
Zinedin Zidani, një shembull i madh…
Përpara se të drejtonte Realin, e nisi nga ekipi i dytë. Do të ishte e lehtë të drejtonte Real Madridin se sa Ternanën dhe Livornon. Ai ishte i zoti sepse ndryshoi skuadrën pa ekuilibër. U tregua menaxhues i mirë për Realin. Unë kam rrugën time dhe s’kam shembuj. Kam mënyrën time, ashtu si e kisha kur isha trajner. Kush s’do të bëjë punë serioze, ato 2 orë e gjysmë në ditë, nuk dot vijë. Kush nuk respekton veten, s’do luajë në kombëtare. Unë respektoj veten, kush s’e respekton, të qëndrojë në shtëpi.
Ca motivimi ka një njeri që e ndjen veten të pasur?
The që kam qenë më fat dhe jam i pasur. E nisa 15 vjeç dhe u largova nga shtëpia sepse isha i varfër. Punoja në karburant dhe mbushja makinat me benzinë… Sepse ishim familje e varfër dhe hasnim vështirësi për të arritur në fund të muajit. Nga aty ndërrova gjithçka dhe u bëra i rëndësishëm. Pata fatin të fitoja por dëshirën për të bërë më shumë se humba. Kur humbas jam i xhindosur. Kam entuziazmin e një fëmije dhe dëshirën për të bërë mirë punën. Dua ta transmetoj edhe të djemtë se sa e rëndësishme është mënyra ime për të punuar. Deri sa të kem këtë entuziazëm do të vazhdoj, ndërsa më pas do të bëj si Guardiola, që do t’i jepet golfit. Por, unë kam më shumë rrugë se ai”.