Shqipëria mund të gëzohet për lajmin nga Italia, kapiteni ndien sërish aromën e fushës

Shqipëria mund t’i gëzohet lajmit që vjen nga Italia. Në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur Kombëtarja jonë, kundër Turqisë dhe Moldavisë, ka bërë pa kapitenin e saj. Elseid Hysaj pësoi një dëmtim “horror” që e mbajti për një kohë të konsiderueshme jashtë fushës, madje duke i mohuar edhe Kombëtaren.

Por mbrojtësi shkodran është kthyer në fushë dhe pak më shpejtë nga çfarë ishte menduar. Pas fitores së arritur ndaj Salzburgut në shifrat 2-3, faqa zyrtare e Napolit raporton edhe rikthimin e Hysajt. Ky i fundit ka kryer edhe stërvitjen e parë me grupin e skuadrës. Ende nuk dihet saktësisht nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj SPAL-it, por rikuperimi i tij do të jetë i plotë për ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Megjithëse tani do e ketë të vështirë edhe aty, pasi Frederik Veseli ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online