“Shqipëria mund të fitojë kundër nesh”! Gazetari në Kili tregon lojtarin e vetëm të Kombëtares tonë që njihte: Askënd tjetër!

Shqipëria do të luajë kundër Kilit, në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në 22 mars. Emisioni Koha Shtesë ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur nga Kili, Diego Saez, i cili foli mbi këtë ndeshje. (Më poshtë gjeni videon e emisionit të plotë me gazetarin nga Kili)

“Shqipëria mund të fitojë kundër nesh. Ka shumë gjasa të ndodhi kështu pasi ne nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Tani kemi marrë një trajner të ri, Gareka, do ta shohim sesi do të shkojë historia e tij.

Lojtarët e Shqipërisë? Nuk njihja askënd tjetër më para përveç Kristjan Asllanit, është shoku i Alexis Sanchez dhe luan te Interi. Kjo tregon shumë për futbollistët shqiptarë. Megjithatë përvec Asllanit, nuk njoh dikë tjetër”, tha Saez. /Sport Ekspres/