Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar për vendimet e fundit sa i përket përkeqësimit të situatës dhe të infektuarëve me COVID-19 që kanë nevojë për shtrimin në spital. Rreth 77% e kapacitetit është mbushur dhe për këtë arsye Shqipëria do të mbyllet më herët, në orën 20:00, nga orari 22:00 që ishte vendosur më herët.
Ky vendim do të jetë në fuqi për të paktën 2 javë deri sa të ketë një rikontroll të situatës në spitale. Ndërkohë ndikim ka edhe në ndeshjet e futbollit shqiptar që kanë ndryshuar oraret e tyre. Kështu Teuta-Skënderbeu që do të zhvillohet të premten do të shtyhet në orën 16:00, nga orari 18:00 që ishte vendosur për të luajtur. Gjithashtu edhe ndeshja mes Vllaznisë dhe Apolonisë do të luhet në orën 14:00 dhe jo në 17:00. /Sport Ekspres/