Shqipëria luan shanset ndaj Hungarisë dhe Polonisë, ja kur do të publikohet lista e lojtarëve nga Edi Reja

Ditët kaluan shpejt dhe po i afrohemi sërish momentit kur do të pushtohemi me emocinet e Kombëtares. Kuqezinjtë i presin dy sfida “finale” në muajin tetor, teksa do të luajnë shanset për vendin e dytë në përballjet me Hungarinë dhe Poloninë. E nëse të dyja këto përfaqësuese e kanë bërë publike listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion në ndeshjet e radhës, Shqipëria pritet ta bëjë më datë 2 tetor.

Sipas informacioneve të siguruar nga “Sport Ekspres”, Edi Reja do të njohë sportdashësit me emrat që do të ketë pas vetes për të synuar maksimumin në dy duelet me Hungarinë dhe me Poloninë. Ndërkohë edhe këtë herë trajneri italian nuk premton shumë surpriza në listë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *