Shqipëria “hakmerret” ndaj Danimarkës, e mund në shifrat 3-2 dhe pret Kroacinë

Shqipëria humbi në shifrat 3-1 ndaj Danimarkës vetëm pak orë më parë, ndërsa është zhvilluar edhe një ndeshje e dytë mes këtyre Kombëtareve në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2022 në “Fustal”.

Në të njëjtin qytet dhe vend, por këtë herë me histori tjetër të rezultatit. Shqipëria e mbylli pjesën e parë në shifrat 2-0 falë golave të Selmanaj në minutën e 10 dhe Halimit në të 12. Selmanaj do të shënonte edhe golin e tretë të takimit në të 29, për të siguruar fitoren. Më pas kundërpërgjigja e Flack në të 34 dhe Hansen në të 40, vetëm sa sollën ngushtimin e diferencave.

Të dy këto Kombëtare do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në muajin prill, teksa Danimarka do të pres Ukrainën në 7 prill dhe do të luajë ndaj Kroacisë në 10 prill. Nga ana tjetër Shqipëria luan në shtëpi ndaj Kroacisë në 7 prill dhe do të udhëtojë në transfertën e Ukrainës në 11 prill. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *