“Nuk do e hidhja kryqin te Strakosha”, legjenda Dino Zof flet për portierin e Shqipërisë: Nuk është e lehtë…

Legjenda e futbollit italian, Dino Zof, ka folur përpara ndeshjes së rëndësishme që do të jetë në Itali mes Juventusit dhe Lacios. Një tjetër gabim nga ana e bardhezinjëve do të godiste edhe më shumë kampionët e Italisë që po përjetojnë një sezon të vështirë dhe të dalë tërësisht nga parashikimet e tyre.

Ndërkohë te Lacio është kthyer në një çështje prej shumë kohësh, porta. Pepe Reina apo Thomas Strakosha? Për legjendën Dino Zof nuk ka asnjë problem alternimi mes këtyre dy portierëve.

“Të jesh portieri i Lacios nuk është e lehtë. Kur i ke gjërat me të njëjtën vlerë, atëherë është më mirë që t’i alternosh. Strakosha nuk është i keq për mua, padyshim që ka nevojë të përmirësohet, por si gjithë tjerët. Por nuk do ta hidhja kryqin mbi të. Inzagi vendosi se kush do të luajë. Juventus-Lacio? Pres një ndeshje të mirë, por nuk do të bëjë tifoz për ndonjë skuadër”, ka thënë Dino Zof. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online