“Shqipëria është ekip serioz“, trajneri serb refuzon të japë dorëheqjen nga Bullgaria: Ata janë në vend të parë, ne nuk i lamë të krijonin raste

Bullgaria vijon të mbetet në vazhdën e rezultateve negative. Kombëtarja ballkanase ka humbur sot ndeshjen e katërt radhazi. Shqipëria fitoi ndaj tyre me shifrat 2-0 në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania“. Trajneri serb refuzon të japë dorëheqjen edhe pas kësaj humbjeje, pavarësisht se opinioni publik në Bullgari kërkon largimin e tij. Krstajeviçi ka thënë për “BNT“-në se ekipi i tij luajti mirë përballë një ekipi serioz si Shqipëria. Sipas tij, Bullgarisë i nevojitet vetëm kohë dhe durim.

“Mendoj se ishte një lojë e mirë kontrolli. Ne arritëm të qëndrojmë mirë kundër një ekipi serioz që është i pari në grupin e tyre kualifikues. Loja jonë në mbrojtje nuk i lejoi ata të krijonin raste të mjaftueshme. Megjithatë, pranuam shumë gola të lehtë për shkak të tranzicionit tonë në sulm. Duhet të kishim treguar më shumë qetësi në mes të fushës. Ne nxituam pa arsye, por ky është një proces që kërkon kohë dhe lojtarë që luajnë rregullisht në klubet e tyre.

Në pjesën e dytë u përpoqëm të luanim futboll të mirë dhe të kundërshtonim një skuadër shqiptare jashtëzakonisht të fortë. Prapë pësuam një gol të ngjashëm me atë të pjesës së parë, por këtë ia atribuoj mungesës së përvojës sonë. Ne duam që gjithçka të ndodhë. Na duhet kohë dhe durim”, ka deklaruar Mladen Krstajiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *