Kombëtarja e minifutbollit ka debutuar me humbje në pjesëmarrjen e parë në histori në europianin e këtij sporti, që pak nga pak po fiton popullaritet në të gjithë botën. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 1-0 nga përfaqësuesja e Kazakistanit.
Goli i kazakëve erdhi pas një goditje nga distanca, që nuk u prit siç duhej nga portieri i kombëtares sonë dhe përfundoi pas portës. Një faktor që mund të ketë ndikuar në këtë humbje është dhe koha e pakët e pushimit pas arritjes në Kiev të Ukrainës, ku dhe po zhvillohet turneu.