Shqipëria e Bushit dorëzohet pa kushte në Air Albania, Zvicra na heq të gjitha mundësitë e kualifikimit

Shqipëria e Alban Bushit i ka hequr vetes të gjitha mundësitë e kualifikimit më tej në grup. Pavarësisht emrave dhe elementeve të mirë, Shpresat nuk ia dalin dot që të marrin rezultate pozitive.

Surdez realizoi në minutën e 29 të takimit, ndërsa Sanchez realizoi golin e dytë për Zvicrën. Për të thelluar rezultatin mendoi Keller në të 76, por në minutën e fundit, Stiven Shpendi do të realizonte golin e vetëm te Shqipëria, duke mbyllur këtë takim në 1-3. Me këtë humbje të marrë në shtëpi, Shqipëria thuajse ka zeruar mundësitë për kualifikim. /Sport Ekspres/