Shqipëria e Beqirit e mbyll me nder, “tris” Lituanisë

Shqipëria U16 e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme “International U-16 Tournament”. Kuqezinjtë e vegjël mposhtën 3-0 skuadrën e Lituanisë dhe kështu morën fitoren e dytë. Më parë të besuarit e Elvin Beqirit kishin mundur Bjellorusinë 1-0, ndërkohë Turqia vendase na ka mposhtur me të njëjtin rezultat.

Trajneri shkodran kishte përzgjedhur këtë formacion:  Simoni; Zhuzhi; Pano; Zabeli; Kurbasha; Neziri; Kote; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. Shqipëria në pjesën e parë shënoi vetëm një gol përmes Bajraktarit, ndërsa pesë minuta nga nisja e fraksionit të dytë ishte Adrian Neziri ai që dyfishoi shifrat. Në funs kapiteni Çereni realizoi edhe golin e tretë.

“INTERNATIONAL U-16 TOURNAMENT” – REZULTATET

19 Prill, Lituani 0-3 Shqipëri
Shënues:
Bajraktari 26’, Neziri 45’, Çereni 77’

15 Prill, Shqipëri 1-0 Bjellorusi
17 Prill, Turqi 1-0 Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *