“Shqipëria do kalojë ture në Botëror dhe Europian”, Alban Bushi flet për talentet e së ardhmes

Alban Bushi ka dalë në konferencën për shtyp duke folur lojtarët e grumbulluar te Shqipëria U-21. Kuqezinjtë do të përgatisin disa ndeshje miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve. Deri tani është konfirmuar miqësorja me Tiranën, ndërsa do të shihet edhe ndonjë përballje me ekip të Kategorisë së Parë.

“Dua të falenderoj FSHF që më dha besin për vazhdim. Është nder dhe krenari që jam pjesë e Shqipërisë, por edhe përgjegjêsi njëkohësisht. Kukësi, Tirana, Laçi, Teuta e Partizani do të mbajnë peshën e U-21. Mitaj? Është me AEK dhe e meriton Kombëtaren A. Por kjo nuk do të thotë se e mori njëherë Kombëtarja A dhe mbetet aty. Ka nevojë për eksperiencë që të rritet.

Kemi lojtarët nga Anglia dhe Skocia që nuk kanë ardhur për shkakun e pandemisë. Prandaj janë zëvëndësuar me lojtarë të kampionatit shqiptar. Kur të thërret Kombëtarja, nuk duhet të zëri gjumi. E vërtetë që kur thërret lojtarët e kampionatit shqiptar janë gati, ndërsa ata nga jashtë presin ftesën e Kombëtares A.

Kjo është gabim nga ana e tyre dhe e menaxheri. Për mua do kemi Kombëtare që jo vetëm do kualifikohemi, por do kalojmë ture në Europian dhe Botëror, e ardhmja shihet e garantuar”, ka thënë Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *