“Shqipëria do e tregojë në këto ndeshje favoritin”, kapiteni paralajmëron Kazakistanin në konferencë

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Kazakistanin që do të zhvillohet në ditën e nesërme ka qenë dhe kapiteni Etrit Berisha. Portieri i Shqipërisë ka paralajmëruar kundërshtarin se Shqipëria do e tregojë në këto ndeshje faktin se cilësohet si favoriti i grupit, për të marrë vendin e parë në renditje. Mes të tjerash gardiani i SPAL ka thënë se nuk ka shumë informacione mbi Kazakistanin si Kombëtare, por njeh disa ekipe që bëjnë pjesë në kampionatin vendas.

“Nuk kam shumë informacion për Kazakistanin, por e di se janë disa skuadra të mira këtu. Përpos të gjithave është Astana, që ka luajtur në “Europa League”. Jemi shumë të përgatitur për këtë kundërshtar dhe e dimë se kanë një sulm të mirë. Për mendimin tim Shqipëria mbetet si favorite e grupit, por ndeshja me Lituaninë tregoi se të gjitha ekipet mbeten të forta. Ne kemi për ta bërë diferencën në këto ndeshje. Kazkistani? Kam parë sulmuesit tuaj, kapiteni që keni është padyshim një nga liderat e Kazakistanit. Mbeteni të rrezikshëm në kundërsulme”, është shprehur Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *