Shqipëria dhe Kosova edhe më larg, Toma me shirit kapiteni te Zvicra: Krenari e madhe!

Bastien Toma është një tjetër prej elementeve që ka marrë interesin e disa Kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara me Sionin. Shqipëria dhe Kosova i kanë dërguar kërkesën e tyre për ta tërhequr, por vetë futbollisti ka kërkuar kohë.

Kohë që zgjatur pafundësisht, ndërsa vazhdon të jetë pjesë e Zvicrës U-21. Madje në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë ku u fitua me rezultatin 2-1, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Megjithëse jo për shumë gjatë, por për 6 minutat e fundit me largimin nga fusha të kapitenit kryesor. “Unë e kam mbajtur edhe më parë shiritin e kapitenit te grupmoshat e Zvicra. Por sigurisht, gjithmonë mbetet një krenari e madhe”, ka thënë Toma. /Sport Ekspres/