“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24”! “Calciomercato” paralajmëron Italinë: Kujdes në 15 qershor, Shqipëria do fazën e 1/16

Shqipëria do të përballet kundër Italisë në datën 15 qershor. Kjo do të jenë ndeshja jonë e parë në fazën e grupeve të Europianit. Ndërkohë media italiane, “Calciomercato” ka bërë një shkrim të fundit sa i përket ekipeve që pritet të jenë befasia e madhe.

Ajo ka renditur dy Kombëtaret, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, si skuadrat që mund të shkaktojnë surprizën e madhe. “Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve. Për Italinë, ky do të jetë kundërshtari i parë, Shqipëria. Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Silvinjo që i përkasin Serisë A ose Serisë B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë dalë nga Seria A si Manaj, Ajeti, Strakosha.

Një Kombëtare solide dhe intriguese, e cila fitoi grupin përpara Polonisë apo çekëve. Ndryshe nga pjesëmarrja në 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16. Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por shqiponjat e dinë se mund të befasojnë”, shkruan “Calciomercato”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/