Shqipëri e ushqyer vetëm me “skandale”, por…edhe me “Arenën Kombëtare”?

Në një vend si Shqipëria, e cila nuk shquhet për ndonjë mirëqënie të madhe ekonomike dhe me probleme në të gjitha aspektet e jetës, edhe “ushqimi” që vjen nga mediat, nuk është më i miri i mundshëm. Kur gjithçka që ofrohet është “e zezë”, atëherë kjo shtyn edhe më tepër njerëzit për të dalë në përfundimin se ky vend, nuk do të bëhet kurrë. Sigurisht që problemet janë aty dhe nga më të shumëllojshmet, por njëkohësisht edhe gjërat e mira që tashmë shihen gjithmonë me dyshime dhe prapaskena. Ky lloj edukimi dhe mënyrë e të menduarit ka prekur edhe “Arenën Kombëtare”.

Një stadium që është një luks i madh për t’u pasur në Shqipëri, pasi është nga më modernët në Ballkan. Por dëshira për të gjetur problematika në çdo gjë, sigurisht që lë vend për kritika edhe mbi këtë arenë. Madje edhe vetë disa prej lojtarëve të Kombëtares dhe që luajnë në elitat e futbollit të Europës, janë të emocionuar që do të zbresin në një stadium të tillë. Së fundmi një tjetër “skandal”, mes “skandaleve” të shumta që na serviren, vjen për mënyrën sesi do të shiten biletat ndaj Francës.

Është vendosur që të blihet edhe bileta me Andorrën, për të qenë të pranishëm në të dyja përballjet, pra edhe me Francën. Këtu bëhet edhe një ndarje mes tifozëve besnik dhe atyre “turistë”. Kjo është një politikë që ndiqet, por që në fakt nuk ka shumë alarm në vetvete, madje për tifozët besnik të Kombëtares nuk shihet fare e tillë. Pra, një sportdashës i cili ka kërkuar të shkojë në kryeqytet vetëm për të parë në “Arenën Kombëtare” sesi janë mbyllur punimet apo se përballë kuqezinjëve është Franca, kurrsesi nuk mund të gjejë vendin përpara një sportdashësi që bën kilometra të pafundme për djemtë e Kombëtares edhe kur ajo luan me kundërshtarë si Moldavia dhe Andorra. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online