Shqipëri e re dhe sulmuese, sot prova e parë e Panuçit

Strakosha është vetëm 23 vjeç, Hysaj 24: këta të dy janë shqiptarët më të shtrenjtë në qarkullim, nga ata që veshin fanellën kuqezi. Janë edhe shtyllat e kombëtares së re, asaj të Kristian Panuçit, me trajnerin italian që do të provojë sot në mbrëmje ndaj Norvegjisë formacionin më të ri të viteve të fundit.

Mavraj, 31 vjec, është përjashtimi i vetëm, sepse duhet eksperienca e tij e vyer, për të vendosur rregull në një repart me moshë mesatare mjaft të re. Është Gjimshiti, vetëm 25 vjeç, ndërsa në të majtë duket se është zgjedhur Aliji, edhe pse Lenjani ka gjetur formën e duhur këtë vit.

Taulant Xhaka është “veterani” i mesfushës, me 26 vitet e tij, ndërsa Qaka e Ramadani janë dy futbollistë të cilët Panuçi i ka me shumë qejf dhe shpreson t’i kthejë në “senatorë”.

Sulmi është me emra të njohur, por të gjithë shumë të rinj, nga 26-vjeçari Sadiku e te krahët Roshi e Grezda, që premtojnë pasime pa fund për sulmuesin kryesor.

Në letër është një kombëtare shumë interesante, pavarësisht se fantazinë e kemi vetëm nga krahët e sulmit.

Shqipëria (4-3-3)

Strakosha – Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji – Xhaka, Ramadani, Qaka – Roshi, Sadiku, Grezda

One thought on “Shqipëri e re dhe sulmuese, sot prova e parë e Panuçit

  1. Unë nuk e kuptoj Panuçin. Ça është ky Qaka që vazhdon ta grumbulloj. Për mia është lojtar pa vlerë. Kaçe është 100 herë më i fortë se Qaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *