Shorti ka vendosur përballë njëri-tjetrit në grupet e Ligës së Kampionëve Bajernin e Mynihut me Barcelonën. Ish-CEO i bavarezëve ka dhënë një intervistë për “AS“, gjatë së cilës tregon edhe dëshirën e tij fillestare që Barcelona të mos kalonte grupin.
“Nuk e kam parashikuar, kam shpresuar të dilte e treta. Por Interi më dha ndjesi të këqija në ndeshjen e parë“, ka thënë Karl-Hajnc Rumenige./Halit Delibashi-Sport Ekspres/