Asllani është risia e listës së publikuar nga Edi Reja. Mesfushori 19-vjeçar po shkëlqen te Empoli në Serinë A dhe me paraqitjet e bëra e ka merituar tërësisht ftesën nga Kombëtarja. Në panelin e emisionit “Procesi Sportiv”, Redi Jupi e cilëson Asllanin si një afrim shumë të mirë dhe që i mungonte kuqezinjve.
“Lojtarët e rinj që janë grumbulluar është Asllani, që luan me Empolin. Për mendimin tim është afrim shumë i mirë. Është lojtar mesfushor, titullar me Empolin, dhe luan në një pozicion në të cilin ne kemi nevojë imediate për lojtarë. Lojtarë të ekipit çdo dy muaj do gjesh ndonjë lojtar. Por një lojtar që shfaqet dhe luan me Empolin… Unë shpresoj shumë të na dali çun. Të na dali një gjë pozitive, sepse kemi shumë nevojë të plotësohemi aty”, ka thënë Redi Jupi./Port Ekspres/