“Shpresoj të kryhet sa më shpejt”/ Sulmuesi i Partizanit pranon interesimin: Të jetë i kënaqur edhe klubi edhe Çinari

Partizani këtë sezon ka qenë larg atij të vitit të shkuar, ku u kurorëzuan edhe kampionë. Të kuqtë e shohin veten të pozicionuar keq në tabelë dhe larg kreut të mbajtur nga Tirana dhe shpresojnë që kjo ndërprerje të ndryshojë diçka për ta, duke qenë se të gjitha klubet do e nisin nga 0. I këtij mendimi është edhe sulmuesi shkodran i Partizanit, Erald Çinari, i cili në një intervistë për “RTSH Sport” tregon se shpreson që ekipi i tij të mund të rikthehet në vendet e para në rifillimin e kampionatit.

Një temë e prekur është edhe ajo e merkatos, ku lojtari i “demave të kuq“ ka përfunduar në orbitën e Menemesporit. Interesimin e ka pranuar edhe vetë futbollisti, megjithëse nuk përmend emra konretë, ndërsa dëshiron që ky transferim të mbyllet sa më shpejt dhe në një mënyrë që të gjitha palët e përfshira të mbeten të kënaqura.

“Është një gjë e paparashikueshme për të gjithë jo vetëm për ne, por shpresoj të kalojë sa më shpejtë kjo punë, sepse në futbollistët jemi mësuar që të jemi në aktivitet gjatë gjithë kohës. Unë po bëj përgatitje individuale, po bëjmë stërvitje online edhe me përgatitësin atletik. Të them të drejtën kjo gjë nuk na shërben për mirë ne futbollistëve, por shpresoj që t’i shërbejë ekipit të Partizanit, sepse s’kemi pasur rezultate të mira dhe shpresoj që të kthehemi sa më të fortë. Shpresoj të positive për ne dhe ta çojmë Partizanin aty ku i takon, në vendet e para të tabelës.

Ofertat? Është e vërtetë që diçka ka. Ka zëra, por nuk mund t’ju them për diçka reale. Shpresoj që mund të ndodhi. Të jetë i kënaqur edhe klubi edhe Çinari dhe të kryhet sa më shpejt”, është shprehur Erald Çinari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online