“Shpresoj të festojnë në fund të sezonit”, Hysaj nuk i harron kujtimet me Napolin: Gjatë periudhës sime iu afruam titullit kampion

Elseid Hysaj do të përballet sot në mbrëmje me ish-skuadrën e tij, Napolin. Mbrojtësi shqiptar ka folur për kanalin zyrtar të Lacios, ku ka shprehur mendimet e tij në lidhje me këtë sfidë mjaft të rëndësishme. Shkodrani vlerëson rritje ne napoletanëve përgjatë gjithë këtyre viteve dhe i uron që në fund të sezonit të ngrenë lart titullin kampion të Serisë A. Trofe të cilit edhe ai i shkoi pranë në periudhën e tij me të kaltrit, por pa mundur ta fitojë.

“Duhet guxim dhe vetëdije për t’u përballur me Napolin. Ata janë një ekip i fortë, po bëjnë gjëra të mëdha. Në një stadium si Maradona ju duhet besimi, si dhe qendrimi i duhur për t’i vënë ata në vështirësi. Me kalimin e kohës, Napoli ka ndryshuar mentalitetin e tij dhe shumë më tepër. Gjatë periudhës sime me “të kaltrit“, ne iu afruam titullit kampion. Të gjitha këto sezone kanë qenë të dobishme për të arritur rezultatin aktual. Edhe ne po rritemi dhe shpresojmë të  arrijmë të lu.ftojmë për të njëjtin objektiv. Kam kujtime të shkëlqyera nga vitet e mia në Napoli. Shpresoj që ata të mund të festojnë në fund të sezonit”, ka deklaruar Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online