Shpresat e Shqipërisë nuk arrijnë dot suksesin e Kombëtares A, ekipi i Bushit “ngrin” në Finlandë

Kombëtarja shqiptare arriti një sukses të jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme kundër Republikës Çeke, duke e mposhtur me shifrat 3-0. Por një sukses i tillë nuk ka pasur edhe te Shpresat e Shqipëisë. Ekipi kombëtar U21 është mposhtur me shifrat e thella 4-1 në transfertën me bashkëmoshatarët finaldezë.

Vendasit gjetën dy gola shumë të shpejtë me anë të Liimatta-s (4’, 6’), i cili më pas gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 48. Shqipëria U21 reagoi shumë vonë me anë të Pajazitit, që ngushtoi shifrat në minutën e 80. Por goli i tij i vlen vetëm statistikave, pasi në minutën e 96 Ylitolva vulosi shifrat në 4-1. Shpresat e Alban Bushit “ngrijnë” në Finlandë, duke humbur shansin për të dalë me pikë në këtë trasfertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online