Para përballjes së djeshme ku Shqipëria ka humbur me rezultatin 4-1 ndaj Francës, më së shumti bëri bujë në mediat e huaja incidenti me himnin. Lojtarët shqiptarë nuk pranuan të vazhdonin lojën, pasi ishte vendosur në sfond himni i Andorrës dhe jo e flamurit që përfaqësonin.
Por si ndodhi saktësisht kjo ngatërresë? “Le Figaro” saktëson gjithë problemin. Franca do të luajë në ditën e martë ndaj Andorrës dhe organizatorët kishin bërë gati himnet e të dy vendeve mike që do të presin në pak ditë. Emrat e skedarëve që janë dërguar në email dhe që u vendos më pas nga organizatorët, ishin të ngjashëm në shkurtesa. Gabimi u bë me zgjedhjen e skedarit “FRAAAND” që ishte e gabuara, ndërkohë “FRAALB” ishte e sakta.
Pra ishte vetëm një gabim i pavëmendjes së francezëve, por ende nuk ka një shpjegim gabimi i dytë kur i kërkohej falje tifozëve të Armenisë. /Sport Ekspres/