Shpëtim Gjika vlerëson super Abilaliajn: Do ta mbaj mend gjatë, jo vetëm për atë ndaj Kukësit

Arbër Abilaliaj është një emër i njohur në futbollin shqiptar, ku në karrierën e tij ka luajtur për shumë skaudra të rëndësishme në Superiore. E nisi fillimisht me ekipin e qytetit të lindjes, Flamurtarin, ndërsa ka provuar gjatë karrierës së tij edhe fanellat e Partizanit, Tiranës apo Besës. Ish-sulmuesi vlonjat ka ndihmuar jo pak me golat e tij, ndërsa debutimi në moshën 16-vjeçare flet qartë për aftësitë e tij.

Një vlerësim i madh për të vjen edhe nga Shpëtim Gjika. Të dy kanë bashkëpunuar në ekipin e Flamurtarit, me Abilaliaj si lojtar dhe Gjikën në krye të klubit, duke qenë se ishte kryetar i Bashkisë Vlorë, që njëkohësisht kishtë në administrim skuadrën bregdetare. Gjika ka zgjedhur të komentojë në një postim të Mosisi Dalipajt në lidhje me ish-futbollistin vlonjat, duke i thurur elozhe jo vetëm për talentin dhe anën sportive, por edhe për formimin e tij jashtë fushe.

“Abilaliaj bomber tipik, futbollist jo vetëm i talentuar por edhe i përkushtuar në stërvitje!
Do ta mbaj mend gjatë jo vetëm për golin në finalen e kupës ndaj Kukësit, por edhe si një djalë shumë inteligjent dhe i formuar intelektualisht! Respekte!”, shkruan Shpëtim Gjika./Sport Ekspres/