Shpërthen Idrizi: Arbitri shan me libër shpie vlonjatët, këta janë bastardët e futbollit shqiptar

Sapo ka mbaruar ndeshja Flamurtari-Vllaznia dhe Sinan Idrizi, administratori i klubit vlonjat, pasi ka vendosur që asnjë të mos flasë nga skuadra, përfshirë trajneri Ardi Behari, shpërthen për RTSH Sport: “Stadiumi “Flamurtari” sot u kthye në arenë boksi. Arbitri nuk do të shkojë aty ku ka për të shkuar, pasi do të bëjë denoncim në polici tani menjëherë. Nuk ka bir nëne që të vijë në Vlorë dhe të shajë vlonjatët me libër shpie.

Këta janë bastardët e futbollit shqiptar, këto gjëra ndodhin vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër. Delegati (Bujari) ngre duart dhe thotë nuk kam se çfarë të bëj, teksa në tunelin e dhomave të zhveshjes, arbitri vazhdon që të shajë lojtarët. Nga sot, nuk do të toleroj më asgjë, mjaft. Do të ndjek rrugë të tjera ligjore ndaj këtyre bastardëve të federatës”.

Më pas, Idrizi foli për Supersport: “Kur doli me karton të kuq Ardi Behari zbrita poshtë për të qetësuar situatën, sepse lojtarët ishin acaruar me arbitrin. Kur po largoja lojtarët e mi në fund të ndeshjes, një nga arbitrat ofendonte lojtarët me fjalor banal. Një grup komanduesish të futbollit shqiptar kanë kaluar çdo logjikë dhe nuk menaxhojnë më atë që u takon. Flamurtari është bërë tashmë shënjestër për këta arbitra, si ky sot, që bën cubin dhe nuk më mbetet tjetër veçse të shkoj në polici të bëj denoncim. Nuk komentoj vendimet në fushë, por nuk pranoj sharje me libër shpie në fushë, nuk e kuptoj.

“Ne jemi përpjekur ta amortizojmë këtë situatë, por është e pamundur. Faji është i yni që marrim pjesë në këtë garë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të marrim armët. Ne mundohemi të ruajmë qetësinë, por nuk është normale që të vijë dikush dhe të bëjë ç’të dojë, të na përdhunojë në mes të Vlorës, në shtëpinë tonë. Kjo është skandaloze, tani do të shkoj në polici, nuk kam rrugë tjetër”.

 

One thought on “Shpërthen Idrizi: Arbitri shan me libër shpie vlonjatët, këta janë bastardët e futbollit shqiptar

  1. Me mire jepni lereni kete kampionat te felliqur… si arrini te luani duke ju masakruar arbitrat cdo ndeshje? nuk ka menyre tjeter per tju pergjigjur plerave..ne tifozat nuk e duam kete futboll te felliqur ku arbitrat e komanduar vendosin rezultatet..me mire pa kampionat fare le te lozin me njeri tjetrin plehrat e federates

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *