Shpërthejnë tifozët shqiptarë me ofendime për Vedat Muriqin, foli serbisht me Milinkoviç-Saviç

Pas mungesës së Vedat Muriqit në përballjen e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, atje ku luhej edhe bileta e Europianit, tifozët shqiptarë kanë vërshuar sërish ndaj sulmuesit të Lacios me komente ofenduese.

Përpara pak ditësh “Marca” ka treguar historinë e Vedat Muriqit për vuajtjen që i shkaktuan trupat serbe në Kosovë. Një pasqyrim që ka ardhur edhe nga mediat në Serbi, të cilët i dhanë tepër jehonë duke e cilësuar si të turpshme reagimin dhe fjalët e lojtarit që ndanë të njëjtën dhomë zhveshjes me Milinkovic-Savic, lojtarin e Kombëtares së Serbisë.

Menjëherë pas ndeshjes së fundit të Lacios, për të shuar polemikat do të ishte mesfushori serb që komentoi në postimin e Vedat Muriqit në gjuhën serbe: “Forca zemër”. E ndërkohë sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që të shkruajë po në gjuhën serbe për të thënë: “Forca”. Por kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët shqiptarë që e kanë sulmuar Muriq. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online