Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvillua shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026, një moment i rëndësishëm që përcakton rrugëtimin drejt finales së madhe të këtij kompeticioni.
Shorti u drejtua nga Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve gjysmëfinaliste, si edhe përfaqësues të mediave sportive.
Nga shorti u përcaktuan këto dy përballje gjysmëfinale:
Dinamo City – Vllaznia
Egnatia – AF Elbasani
Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen në datat 8 prill dhe 22 prill, ndërsa finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 13 maj, ku do të kurorëzohet edhe skuadra fituese e këtij edicioni.
Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:
Dinamo City – Vllaznia (8 prill) / Vllaznia – Dinamo City (22 prill)
Egnatia – AF Elbasani (8 prill) / AF Elbasani – Egnatia (22 prill)