Shorti i Europa League, edhe Partizani për momentin

Luftëtari e Laçi janë në Europa League, kjo është e sigurt. Gjithçka tjetër është pezull, varet nga Skënderbeu. Klubi korçar pas pak ditësh do të marrë përgjigjen në CAS nëse do të marrë pjesë në kupat e Europës, para se të mësojë edhe afatet e gjyqit kundër UEFA-s në lidhje me përjashtimin 10-vjeçar. Ndërkohë, janë zyrtarizuar edhe klubet pjesëmarrëse në turin e parë kualifikuese në Europa League dhe Partizani është në listë. Natyrisht, është diçka normale, sepse për UEFA-n Skënderbeu është jashtë gare, deri në një vendim të kundërt, nëse CAS do t’i japë të drejtë klubit korçar. Nëse Skënderbeu mungon në Champions, vendin ia merr Kukësi dhe feston edhe Partizani.

KOEFICIENTI – Të tre ekipet e përfshira në këtë moment në shortin e Europa League, Luftëtari, Laçi e Partizani, kanë koeficient shumë të ulët. Luftëtari është debutues, Laçi nuk ka korrur suksese të mëdha ndërkombëtare dhe Partizanit i ka mbetur ora te kalimi i Ferencvaroshit para pak vitesh. Tjetër gjë Skënderbeu e Kukësi. Këtë sezon është vendimtare për ekipet shqiptare edhe për një arsye madhore: kalimi i një ose disa tureve në Europë sjell pikë për renditjen personale, ndaj secili për vete, jo si deri tani, kur pikët e Skënderbeut, për shembull, shkriheshin me ato të kampionatit.

RIVALËT – Nëse për Kukësin emri më i frikshëm është Shkëndija e Tetovës, një derbi që duhet evituar, në Europa League ka emra të frikshëm, duke nisur nga Partizani i Beogradit e deri te FC Kopenhageni. Një mundësi është edhe përballja me Shahtjor Soligorskin e Elis Bakajt (imagjinoni përballjen e tij me Partizanin), apo Osijekun e Grezdës.

TURI I PARË KUALIFIKUES

Shorti do të hidhet më 19 qershor. Vajtja do të luhet më 12 korrik dhe kthimi më 19 korrik.

 

VAZO 1 – E KLUBEVE ME KOEFICIENTE MË TË LARTA

FC Kopenhagen (Danimarkë)

Maribor (Slloveni)

Makabi Tel Aviv (Izrael)

Partizan i Beogradit (Serbi)

Molde (Norvegji)

Apollon Limasol (Qipro)

Dinamo Minsk (Bjellorusi)

Leh Poznan (Poloni)

Hafnarfjordur (Islandë)

Dundalk (Irlandë)

Zhalgiris (Lituani)

Gabala (Azerbajxhan)

Osijek (Kroaci)

Norshjeland (Danimarkë)

Vardar (Maqedoni)

Trençin (Sllovaki)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Beitar Jerusalem (Izrael)

Anorthosis (Qipro)

Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)

Vitorul (Rumani)

Gornik Zabrze (Poloni)

AIK (Suedi)

Nome Kalju (Estoni)

Haken (Suedi)

Keshla (Azerbajxhan)

Nefçi Baku (Azerbajxhan)

Sllavia Sofje (Bullgari)

CSKA Sofje (Bullgari)

Levski Sofje (Bullgari)

Ventspils (Letoni)

Radniçki Nish (Serbi)

Spartak Subotica (Serbi)

Shahtjor Soligorsk (Bjellorusi)

Rejnxhërs (Skoci)

Hibernian (Skoci)

Kairat Almati (Kazakistan)

Irtysh (Kazakistan)

Tobol (Kazakistan)

Fola Esh (Luksemburg)

Sarpsborg (Norvegji)

Rabotniçki (Maqedoni)

Sarajevo (Bosnje)

Domzhale (Slloveni)

Mlladost (Mal i Zi)

Zheljezniçar (Bosnje)

Fituesi i kupës së Sllovenisë

Vendi i katërt në Hungari

 

VAZO 2 – përfshin Partizanin, Laçin e Luftëtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *