Është hedhur shorti i turit të parë kualifikues në Europa League dhe Partizani e Laçi kanë gjetur rivalë të frikshëm.
Partizani do të ndeshet me Mariborin slloven, klub me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe gjithnjë kompetitiv në Europë.
Ndërkaq, Laçi do të ndeshet me Anorthosis të Qipros, gjithashtu rival me shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe me lojtarë shumë cilësorë.
Me fat Luftëtari, që do të ndeshjet me Ventspils të Letonisë. Ishte rivali më i mirë i mundshëm, por nuk do të thotë që kualifikimi është i sigurt, sepse Letonisë luajnë prej vitesh në kupat e Europës.
Sfidat e turit të parë do të luhen në 12 dhe 19 korrik.