Në Nyon të Zvicrës gjatë ditës së sotme u mbajt edhe shorti i “Europa League”, sa i përket raundit fillestar. Ekipet shqiptare të Superligës së Kosovës kanë njohur edhe kundërshtarët e tyre, ku si Gjilani dhe Prishtina nuk do të luajnë në shtëpi, por do të udhëtojnë në të vetmen përballje që do të përcaktojë se kush skuadër kalon më tej. Gjilani i Mezanit gjen përballë ekipin Tre Pene, që është pjesë e kampionatit të San Marinos, ndërsa Prishtina do të luajë me Lincoln Red Imps. /Sport Ekspres/