Egnatia dhe Partizani kanë mësuar shortin sa i përket kundërshtarit nëse do të kalojnë raundin e tretë në Conference League. Fillimisht ekipi i Tetovës duhet të kalojë islandezët e Vikingur. Nëse ia dalin me sukses, më pas do të përballen me fituesin e ciftit Virtus A.C (SMR)-Flora Tallin (EST). Pra një short i favorshëm, teksa në letër turi i dytë duket më i vështirë se turi i tretë për Egnatian.
Nga krahu tjetër, fati nuk i ka buzëqeshur shumë Partizanit. Nëse do të kalojë turin e dytë, të kuqtë do të përballen me fituesin e ciftit Basaksehir (TUR)-La Fiorita (SMR). Pra një përballje e mundshme me ekipin turk, që ka diferencë me ekipin shqiptar. Një short shumë me fat për Ballkanin që mund t’i afrohet për herë të tretë grupeve të Conference League pasi gjen Larne FC (NIR) në turin e tretë. /Sport Ekspres/