Shorti i Champions League-s/ Dudelange “peshkon” Crvena Zvezdën, Shkupi mes Bullgarisë dhe Irlandës

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorit për turin e tretë të Champions League-s. Nëse kalon Pyunik-un, Dudelange do të përballet me Crvena Zvezdën. Goglat kanë “peshkuar” serbët për kampionët e Luksemburgut, të cilët eliminuan Tiranën një javë më parë. Kështu nëse bardheblutë do të kishin siguruar kalimin në këtë fazë të kompeticionit, atëherë do të kishin mundësinë të kërkonin “hakmarrjen” ndaj Zvezdës, me të cilët u përballën 2 vite më parë.

Ndërkohë edhe Shkupi ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për turin e tretë të Champions League-s. Kampionët e Maqedonisë së Veriut janë i vetmi ekip shqiptar i mbetur në lojë në këtë kompeticion. Megjithatë rrugëtimi duket i vështirë për ta. Në turin e dytë kanë rival Dinamon e Zagrebit, e nëse kalojnë kroatët, atëherë do të përballen me fituesin e çiftit Ludogorets-Shamrock Rovers./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online