Shkumbini 1
Turbina 0
Shënues: Hasanaj 52′
Shkumbini: Ajazi, Bërdufi, Dervishi, Musaku, Isai, Meta, Stojku (65′ Bullari), Sadiku (15′ Hasanaj -Ramazani 83′), Lluca, Nexha, Xhyra, Trajner: S. Branica. (Në dispozicion: Peqini, Lila, Hasalliu, Zhuga).
Turbina: Malaj, Bajrami, Ferhati, Doka, Sina (42’Qorri), Gazheli, Daci, Toktash, Shkreta (66′ Bakiu), Doda (37′ Cami), Dollani. Trajner: S. Bardhi. (Në dispozicion: Demollari,Agalliu, Roshi, Taulla).
Gjyqtarë: Olsid Yzeiraj, Orges Grabova, Nuri Rrapaj (Fier) / Skerdi Greca (Lushnjë)
Vëzhgues: Servet Bogdani (Durrës)
Delegat: Millan Baçi (Tiranë)
Kartona të verdhë: Dervishi 54′, Nexha 81′ Bullari 91′
Goli
57′ Një goditje në formë krosi e Nexhës ka detyruar Malajn të grushtojë dhe Hasanaj në ndjekje të aksionit godet saktë dhe shënon 1-0.
Kronika
Pas humbjes së një jave më parë në shtëpi me Bylisin, dje peqinasit kanë mundur në derbi skuadrën e Turbinës, me rezultatin 1-0, por që i ka shërbyer shumë edhe për të rritur optimizmin duke qenë se luanin para sportdashësve të tyre.
NDESHJA – Djemtë e Branicës e kërkojnë golin që në fillim të ndeshjes. Stojku merr një top të artë nga Dervishi dhe në dy goditje radhazi gjen gatishmërinë e Malajt, i cili me grushtimet e tij nuk lejon prekjen e rrjetës mike. Në minutën e 11-të, në një kalim shumë të bukur të Nexhës, i cili hyn brenda zonës, gjuan fortë, por “predhës” së tij i kundërpërgjigjet sërisht Malaj. Në minutën e 24-të është radha e turkut Toktash, të miqve, i cili jep një asist për Dollanin, por Ajazi grushton dhe shpëton portën e tij. Cërrikasit të detyruar kanë kryer dy zëvendësime, ndërsa deri në fund asnjë ndryshim për sa i përket rezultatit.
Pjesa e dytë – Peqinasit janë në kërkim të golit, kurse miqtë mbrohen me kujdes. Por është dashur minuta e 52-të, në të cilën Nexha godet dhe grushton Malaj. Hasanaj pranë zonës së portierit godet saktë dhe shënon. Pas golit është pritur reagimi miqve, por edhe peqinasit nuk mbeten pas në aksionet e tyre sulmuese. Në minutën e 66-të është sërish Hasanaj në zonë përballë Malajt, kërkon një parabolë, por grushton portieri mik. Në minutën e 70-të kundërsulmojnë miqtë. Cami pa asnjë pretendim kroson dhe topi kalon gjithë mbrojtjen, përplaset në traversë dhe përfundon jashtë. Peqinasit vendosin kontrollin në mesin e fushës duke mbyllur çdo shteg të kundërshtarëve për ndonjë organizim të aksioneve ndërsa përpiqen të administrojnë fitoren dhe golin e Hasanajt. Miqtë nuk kanë mundur të organizohen dot qoftë edhe në momente sporadike ku edhe Bakiu i futur në pjesë të dytë nuk ka bërë dot diferencën. Ekipet janë pajtuar me rezultatin e takimit.
Pas ndeshjes…
Sokol Branica, trajner i Shkumbinit: “Ishte një ndeshje derbi plotësisht e hapur. Të dy ekipet luftuan deri në fund. Ekipi u paraqit mirë dhe arritëm të marrim tri pikë që vlejnë për moralin dhe për të parë përpara. Ne realizuam në rastin që na u dha, por kemi shpërdoruar edhe raste të tjera deri në përfundim të ndeshjes. Kupa nuk themi se është në synimet tona ndaj do të ketë hapësira edhe për më të rinjtë”.
Sinan Bardhi, trajneri i Turbinës: “Ishte një ndeshje e vështirë e kishim vlerësuar takimin ndonëse kishim thuajse gjysmën e ekipit me virozë. Jam i kënaqur me lojën e ekipit. Do të shohim përpara duke synuar të kalojmë në turin e kupës dhe më pas një rezultat pozitiv ndaj Bylisit në kampionat”.