Shkriniar korrigjon: Nuk kam thënë kurrë që dua të iki nga Interi

Ditën e djeshme bëri bujë një intervistë e mbrojtësit sllovak Milan Shkriniak, i cili në Sllovaki shprehej se në janar Interi kishte marrë një superofertë për të dhe nëse në të ardhmen do të krijohen kushtet, do ta pranonte largimin.

Sinjal largimi, një ftesë për klubet e pasur nga Anglia apo Spanja?

Në fakt, sot vetë ylli i Interit mundohet të shuajë polemikat dhe zemërimin e tifozerisë zikaltër, duke sqaruar gjithçka: “Nuk kam menduar dhe as kam thënë ndonjëherë se dua të largohem nga Interi. Për mua është nder të jem në këtë klub. Nuk e di kush i ka përkthyer fjalët e mia nga gjuha sllovake, por me siguri i ka përkthyer keq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *