“Shkova te Silvinjo dhe i thashë…më fal që të paragjykova”! Gazetari tregon takimin e ndjesës: Vajta burrërisht, e falënderova për këtë Shqipëri

Silvinjo është padyshim trajneri i momentit në Shqipëri. Trajneri brazilian ka arritur që ta transformojë këtë Kombëtare dhe rezultatet flasin qartë në favor të kuqezinjëve. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, rubrikën e re të Sport Ekspres, ishte edhe gazetari Ervin Baku, ku është diskutuar më tepër rreth Kombëtares. (Videon e plot të intervistës e gjeni më poshtë)

“Një nga spektikët e ardhjes së Silvinjos, isha edhe unë. E kam gjykuar dhe paragjykuar, për ato që ai kishte dhënë te Lyon dhe Corinthias. Është një mësim shumë i mirë për mua, që në jetë nuk duhet të paragjykojmë askënd përpara se ai të fillojë punën. Shqipëria është transformuar tërësisht tani, është bërë e frikshme. Para ndeshjes me çekët, shkova burrërisht dhe i thashë: “Të kërkoj ndjesë”. Silvinjo më tha: “Pse?”. I thashë se e kam paragjykuar para se të fillonte punën dhe e falënderova për Kombëtaren që kemi”, tha Baku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *