“Shkova në dhomë duke qarë dhe fola me mamin”, Gabriel Jesus tregon veprimin e Guardiolës që e largoi nga City: Zgjodhi një mbrojtës para meje

Gabriel Jesus ishte një prej atyre lojtarëve të panjohur, të cilët Guardiola i ngriti në majat e futbollit europian. Por pavarësisht trofeve të fituar me Manchester City-n, braziliani vendosi të largohej drejt Arsenalit. Arsyen e zbulon vetë sulmuesi në “The Denilson Show Podcast”. Ai është shprehur se Guardiola zgjodhi një mbrojtës krahu si Zinchenko përpara tij në rolin e një “9”-shi fals. Një vendim për të cilin edhe ukrainasi nuk i kurseu ironitë e tij. Kaq ka mjaftuar që Gabriel Jesusi të kërkojë largimin nga Manchester City.

“Ishte një ndeshje për Champions League, me PSG-në në shtëpi, në të cilën ai vuri Zinchenko-n si një “9”-sh fals. Një gjë e çmendur. Një ditë më parë ai as nuk e përdori atë (Zinchenko-n) në stërvitje, duhet të më vendoste mua si sulmues. Madje, Zinchenko bënte shaka me mua: ‘Atë ditë më erdhi keq për ty’. Dy orë përpara ndeshjes ka një fjalim brenda ekipit. Skuadra ushqehet,  pushon 30 minuta dhe nis ndeshjen. Unë nuk hëngra, shkova drejt e në dhomë duke qarë. Telefonova mamin për të folur. I thashë se doja të largohesha. Doja të shkoja në shtëpi, sepse ai hodhi në fushë Zinchenko-n dhe jo mua. Vendosi një mbrojtës të majtë. Unë u çmenda”, ka treguar Gabriel Jesus./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *