Ditën e djeshme, u zhvillua ndeshja mes Mançester Sitit dhe Liverpulit e cila përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të djemëve të Guardiolës.
Kjo ishte një humbje turpëruese për kampionët në fuqi dhe për këtë arsye trajneri i të kuqëve ishte i mërzitur nga humbja. Ish lojtari i Mançester Junajtid, Roi Kin, ngriti në piedestal figurën e Klopit. Në kanalin anglez “Football Daily“, Kin analizoi konferencën për shtyp të trajnerit të Liverpulit, i cili edhe pse nuk duhet të mëzitet shumë për këtë disfatë pasi ka fituar kampionatin.
“Ai nuk u mërzit me pyetjet që i bënë gazetarët. Absolutisht! Ai ishte tejet i acaruar me skuadrën e tij, që pësuan këtë humbje turpëruese. Kur fiton kampionatin para kohe ti shkon 1 ose 2 javë në klube nate, por përsëri të duhet të kthehesh tek futbolli.
Asnjë trajner nuk do që skuadra e tij të humbë 4-0, sidomos kur ka mjaft shanse shënimi. Për mënyrën sesa seriozisht e mer situatën Klopi është një sinjal kryesor pse Liverpuli do të jetë kampionë dhe për shumë vite të tjera.”- u shpreh Roi Kin. /Sport Ekspres/