Shkoi për të luajtur, Manaj ngroh stolin në ligën e dytë spanjolle!

Vetëm 27 minuta në kampionat dhe 62 në Kupën e Mbretit, teksa sezoni është futur në muajin e tij të tretë. Sulmuesi kuqezi nuk është ambjentuar ende, ndërsa trajneri nuk jep shpjegime

Nëse kulla e Pizës do të ishte më e drejtë, sigurisht që do të humbiste bukurinë e saj dhe sidomos nuk do të ishte më një vend për t’u vizituar. Dinjiteti i asaj vepre kulturore dhe monumenti qëndron te pendenca, natyrisht… Por, këtë pendesë, ndoshta edhe duke prekur disi tokën është duke e bërë një futbollist që me Pizën ka luajtur në Serinë B italiane, sezonin e shkuar. Ai është në rënie të vazhdueshme dhe sigurisht që dinjiteti dhe personaliteti duhet të dalin në pah, përpara se të jetë vonë. Po flasim për Rej Manajn, që kur firmosi me Granadën në Segunda Division (kategoria e dytë spanjolle) besonte dhe shpresonte se do të kishte më shumë minuta për të luajtur dhe se do të fitonte mundësinë për t’u ftuar në kombëtare.

Por, Manaj jo vetëm që ka humbur nga radari i Shqipërisë së madhe (edhe pse Panuçi dje e përmendi në konferencën për shtyp), por edhe te Shpresat nuk figuron më… Alban Bushi, që shumë besonte te djaloshi, nuk e ftoi për sfidën ndaj Islandës. Manaj, deri tani, është aktivizuar vetëm 27 minuta në kampionat, duke marrë të verdhë, ndërsa edhe 62 minuta në Kupën e Mbretit. Pra, dy ndeshje në kampionat, njëra 9 minuta dhe tjetra 18 minuta për sulmuesin nga Lushnja. Sakaq, trajneri i Granadës, i pyetur se pse Manaj nuk po luan, pret shkurt: “Sepse nuk e shoh ende gati”. Praktiksht, duke mos dhënë asnjë motivacion të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online