Shkoi menjëherë që të përqafonte mesfushorin e Shqipërisë, lojtari që shënoi gol te Interi tregon arsyen: Kristjan Asllani e parashikoi gjatë javës!

Interi arriti që të fitonte me shifrat 4-0 ndaj Udinezes. Goli i parë u realizua nga penalltia me anë të Calhanoglu, ndërsa goli i dytë i takimit u realizua nga ana e Di Marcos. Ky i fundit zgjodhi që të përqafonte mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin.

Pas përfundimit të takimit, Di Marco tregoi edhe arsyen e atij përqafimi të përzemërt. “Gjatë javës Asllani më tha që do të shënoja dhe kështu shkova menjëherë ta përqafoja. Jam i lumtur për ekipin sepse kemi mentalitetin e duhur, po luajmë mirë dhe rezultatet po vijnë”, tha Di Marco. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *