Shkodran për shkodran, Kukësi tenton Hebajn për të zëvendësuar Gurin

Kukësi mund të mos u ndahet shkodranëve, me 19-vjeçarin që duket se ka nevojë për hapësirë, ndërsa verilindorët kanë nevojë urgjente për sulmues

Jurgen Zela

Kukësi u mund nw Shkodër tw shtunën në një takim që ishte dukshëm i pamotivuar. Verilindorët i kanë mbyllur llogaritë e tyre sa i përket kampionatit të këtij sezoni dhe janë matematikisht nënkampionë të Shqipërisë. Skuadra do të luajë dhe një takim të fundit të mërkurën me Flamurtarin dhe më pas do të marrë pushimet. Pjesëmarrja në Europë është e sigurt, megjithatë në kampin kuksian janë ende të paqartë nëse do të luajnë në Champions League apo në Europa League. Edhe pse ka një vendim tw formës së prerë për përjashtimin e Skënderbeut nga Europa për 10 vite, korçarët janë të bindur se do të jenë ata pjesë e kompeticionit mw të madh për klube në kontinent. Normalisht Kukësi do të ndërhyjë në merkato për t’u forcuar, pasi synon që të kalojë sa më shumw ture, pavarësisht nëse do të luaj në Champions apo në Europa League.
HEBAJ
Sindrit Guri është zyrtarisht pjesë e Ostendes, pasi 24-vjeçari është prezantuar te klubi i ri. Autori i 19 golave në kampionat mori skuadrën për dore dhe e ndihmoi që të arrinte objektivin për vendin e dytë, edhe pse gjate dy fazave të fundit ishte i vetëm nw repartin e sulmit, pasi Balde ishte i dëmtuar. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në sulmin e Kukësit, që duhet të gjejë sa më parë një zëvendësues. Nga një shkodran te një tjetër shkodran. “Sport Ekspres mëson se ish-sulmuesi i Vllaznisë, Rubin Hebaj, mund të jetë pjesë e skuadrës se Kukësit. Aktualisht 19-vjeçari aktivizohet në kampionatin Slloven, megjithatë nuk është se ka pasur besimin e trajnerit, teksa ndeshja e parë si titullar për të ka ardhur pikërisht dje. Shkodrani u transferua në verë nga Vllaznia tek Domzhale, ku është aktivizuar në 14 ndeshje nga tw cilat në 13 raste i ka nisur nga stoli, por gazeta raportoi pak ditë më parë se lojtari në fjalë është pranë largimit. Kukësi ka nevojë urgjente për sulmues, pasi Kupat e Europës janë shumë pranë dhe do duhet një sulmues që ta njohë kampionatin shqiptar, që të mos i dihet shumë kohë për t’u përshtatur. Në anën tjetër autori i katër golave këtë sezon ka nevojë për më shumë nguta në dispozicion që të synojë hapa të mëtejshëm.

Verilindorët mund ta marrin në konsideratë këtë mundësi, por duhet që të gjejëlnë gjuhën e përbashkët me skuadrën e Domzhales. Skuadra sllovene ka kontratë me shkodranin dhe duket e vështirë që ta lëshojë me parametra zero, megjithatë edhe atyre do u leverdiste që ta ekspozonin lojtarin e tyre në sytë europian, ndaj mund ta mendojnë dhe huazimin. Kukësi ka ndryshuar politika këtë sezon dhe kërkon që të rrisë talente për veten e tij, por ndoshta nevoja për të gjetur një sulmues që të plotësojë sa më parë largimin e Gurit. Ç’është e vërteta Guri dhe Hebaj duket se janë lojtarë të ngjashëm, së paku nga parametrat e tyre fizik.

Lojtari i Domzhales do të grumbullohet me Kombëtaren U-21 dhe nuk është çudi që Kukësi të mendojë të bindë 19-vjeçarin që të zgjedhë verilindorët, që mund ta joshin dhe me pjesëmarrjen në Champions, gjithnjë nëse nuk do të ndryshojë vendimi i marrë për Skënderbeun. Sa i përket merkatos, këtë sezon drejtuesit kanë menduar që të veprojnë në fshehtësi. Pranë Kukësit gjithnjë e më shumë duket sulmuesi i Kamzës, Sebino Plaku, i cili preferohet nga stafi i Kukësit. Gjithsesi për shënuesin më të mirë të Kamzës do të mendohet vetëm pasi të ketë përfunduar kampionati, pasi lojtari është i përqendruar te takim i fundit me Partizanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *