Shkodra, Lulaj dhe Gripshi, emrat që mund të huazohen

Pas takimit të djeshëm mes presidentit Takaj dhe trajnerit Daja mësohet se janë disa lojtarë, që në pjesën e dytë të kampionatit mund të huazohen. Emrat që janë lakuar më shumë në këtë drejtim janë Bruno Lulaj, Donjet Shkodra dhe Nazmi Gripshi. Mbrojtësi Lulaj ka gjetur shumë pak hapësirë në gjysmën e parë të këtij sezoni me fanellën bardhekuqe, pasi në ekip ka mbërritur në verë Fidan Aliti. Një huazim 6-mujor do t’i bënte mirë futbollistit në fjalë dhe “dashuria e parë” e Lulajt është Laçi. Gjasat janë të mëdha të huazohet pikërisht te ky ekip.

Donjet Shkodra është emri i dytë që mund të huazohet nga Skënderbeu. Mesfushori kosovar është i pakënaqur me gjysmën e parë të kampionatit, ku nuk e priste këtë aktivizim të pakët. Pakënaqësinë Shkodra nuk e ka shprehur asnjëherë publikisht, por në janar mund të huazohet nga Skënderbeu.

Emri i tretë për një huazim të mundshëm është Nazmi Gripshi. Talenti durrsak, si dy të parët, ka gjetur pak hapësirë dhe ka nevojë të luajë, kështu që do të gjendet zgjidhja për t’u huazuar. Nuk dihet skuadra ku do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit, por alternativat janë të shumta, me Teutën që është shumë pranë. Skënderbeu pagoi 60 mijë euro te pikërisht Teuta për ta marrë këtë futbollist, i cili e ka pasur shumë të vështirë të zërë vend në formacion.      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online